Angel Di Maria ka folur pas ndeshjes ndaj Barcelonës, ku ka treguar se është shumë i lumtur, pasi kishte një paraqitje superiore në ditën e lindjes së tij.
Argjentinasi ishte ndër më të mirët në fitoren e thellë të PSG-së ndaj Barcelonës, ku shënoi dy gola dhe kjo paraqitje e ka lumturuar shumë, teksa ka treguar edhe objektivat që skuadra ka.
“Ka qenë një ditë shumë e veçantë. Është e pamundur që të keni një performancë më të mirë dhe ditëlindjen. Unë jam shumë i lumtur”, ka thënë Di Maria pas ndeshjes.
“Qëllimi ynë është për të fituar ndeshjen e kthimit dhe Ligën e Kampionëve”, përcjell Telegrafi.
“Ne kemi luajtur me një nga skuadrat më të vështira në botë dhe bëmë shumë mirë”, përfundoi anësori argjentinas. /Telegrafi/