Telegrafi

Di Maria: Është kënaqësi e jashtëzakonshme

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria, thotë se është shumë i kënaqur që skuadra e tij u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe sipas tij fitorja e PSG-së ishte e merituar.

Princat mposhtën Chelsean në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 4-2 me dy fitore 2-1.

“Jemi shumë të lumtur. Është kënaqësi e jashtëzakonshme. Puna e një sezoni sot ishte frytdhënëse. Demonstruam talentin tonë. Kontrolluam ndeshjen dhe rezultati ishte i merituar”, ka thënë ish-mesfushori i Manchester Unitedit, transmeton koha.net.

Vlen të theksohet se argjentinasi asistoi te goli i fitores i shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.