Telegrafi

Di Maria entuziazmon tifozët e Juventusit me deklaratën e parë si lojtar i Zonjës së Vjetër

Angel Di Maria është tashmë lojtar i Juventusit. Argjentinasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në JMedical dhe më pas ka shkuar në selinë e klubit bardhezi, ku ka firmosur kontratën.

Në konferencën e prezantimit si lojtar i Biankonerëve, lojtari tha se do luftojë për të fituar sa më shumë tituj.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që munda të vesh këtë fanellë. Të gjithë më kanë pritur me ngrohtësi. Ka ardhur i zakonshmi Di Maria që do të fitojë me çdo kusht dhe që nuk i pëlqen të humbasë”, ka thënë fillimisht Di Maria.

“Ky klub më ka zgjedhur sepse si ata edhe unë, duam gjithmonë që të fitojmë. Mendoja që të kthehesha në Argjentinë, por në futboll gjithçka ndryshon”.

“Do mundohem të jap maksimumin. Jam i fokusuar te Juventusi, kombëtarja vjen më pas, nuk mendoj që të përfitoj nga Juve për kombëtaren”.

“Jam këtu për të fituar sa më shumë tituj të jetë e mundur”, ka shtuar më tej argjentinasi. /Telegrafi/