Telegrafi

Di Livio: Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Angelo Di Livio (Getty Images)

Ish-mesfushori i Juventusit, Angelo Di Livio beson se ky me të vërtetë mund të jetë viti i duhur për Bianconerët që të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Massimiliano Allegrit arriti në dy finale gjatë tri viteve të fundit, më 2015 dhe 2017.

Por, nuk kanë arritur të marrin në duart e tyre trofeun që nga fitorja ndaj Ajaxit me penallti në vitin 1996, vit kur edhe Di Livio ishte pjesë e ekipit.

Lexo po ashtu Ronaldo: Kam ardhur te Juventusi që ta fitoj Ligën e Kampionëve

Pas humbjes në finale ndaj Barcelonës më 2015 dhe nga Real Madridi më 2017, Di Livio beson se ky mund të jetë viti kur Zonja e Vjetër mund ta fitojë trofeun.

Di Livio ishte pjesë e Juventusit kur e fituan Ligën e Kampionëve së fundmi herë

“Ky me të vërtetë mund të jetë viti i duhur”, ka thënë fillimisht Di Livio për Corriere di Torino.

“Cristiano Ronaldo është një vlerë e shtuar dhe rikthimi i Leo Bonuccit e bën të qartë se ata duan të fitojnë trofeun”.

Lexo po ashtu Mundësitë e shortit për klubet italiane në Ligën e Kampionëve, Interi rrezikon ‘grupi e vdekjes’

Megjithatë, sipas ish-mesfushorit italian, Juventusi duhet ta shmang një skuadër të rrezikshme si Liverpooli.

“Një kundërshtar që duhet të shmanget menjëherë është Liverpooli, një ekip i rrezikshëm në gjendje të mirë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/