Site icon Telegrafi

I dhuruan një këlysh për ditëlindjen e 40-të, nuk ndalon së qari prej emocioneve (Video)

Nëna e emocionuar nuk ka përmbajtur lotët, kur pa se për ditëlindje i dhuruan një këlysh të vogël.

Michelle Mulchay nga Londra ka nisur të qajë, kur takoi qenin Elsie që ka 13 javë, me një fjongo dhe ballonin ku i urohej ditëlindja e 40-të, transmeton Telegrafi.

“Po mahiteni”, ka thënë ajo e habitur, para se të provonte të largohej nga dhoma. Më pas, është qetësuar pranë bashkëshortit dhe të birit, ndërsa nisi ta ledhatonte kafshën shtëpiake që ia bënë si dhuratë.

Kjo vjen në një kohë shumë të vështirë për Mulchay, e cila është pensionuar nga puna që bënte si teknike shëndetësore, për shkak të një sëmundje të rrallë që i shkakton dhimbje të vazhdueshme.

Pamjet ku shihet reagimi saj, kanë bërë që shfrytëzuesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë videon, ndërsa ta urojnë atë për shumë vite tjera të lumtura. /Telegrafi/

Exit mobile version