Një burrë nga Britania e Madhe ka humbur jetën pasi u hodh nga aeroplani mbi Kanionin e Madh në SHBA. E gjitha ndodhi pasi fitoi si dhuratë një parashutë, por që kishte vrima në të, ka bërë të ditur policia lokale.
Christopher Seals, 55-vjeç, mori si dhuratë parashutën nga bashkëshortja me rastin e 30-vjetorit të martesës. Por hedhja e parë me parashutë për fat të keq i kushtoi me jetë, pasi që kishte pasur probleme me pajisjet kur ai dhe instruktori po binin në tokë, transmeton Telegrafi.
Ky burrë nga Britania është baba i dy fëmijëve dhe mbeti i vdekur në vend, kur parashuta që e kishte në shpinë pasi u hap u konstatua se kishte vrima në të. Ndërkaq instruktori që po e shoqëronte i ka shpëtuar përplasjes.
Në anën tjetër hetuesit kanë konstatuar se parashuta e britanikut ishte plotë me vrima, kështu policia e ka cilësuar rastin si aksident. E kompania që organizon hedhjet me parashutë, ka njoftuar se pajisjet kanë qenë në gjendje të mirë. /Telegrafi/