Telegrafi

“Dhuro lumturi” tregu i Vitit të Ri në rrugët e Maqedonisë

Programi i fëmijëve, muzikë dhe mundësi për blerje të dhuratave për festat e fundvitit do të dhurojë tregu i Vitit të Ri “Dhuro lumturi”, i cili prej sot deri më 31 dhjetor do të mbahet në rrugët e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çdo kush i cili do të vizitojë këtë treg, do të ketë mundësinë të blejë dhurata humanitare, ndërsa mjetet do të dhurohen për SOS Fshatin e fëmijëve. Ndërsa si traditë e dërgimit të kartolinave për Vitin e Ri, në dispozicion do të jetë edhe Posta e Maqedonisë.

Ogranizatorë i këtyre aktiviteteve është kongres qendra “Aleksandar Makedonksi”, ndërsa mbështetës është edhe Bashkia e Shkupit./Telegrafi/