Telegrafi

Dhuratë për ditëlindjen e bashkëshortit, Dafina Dauti publikon këngën “Mos u largo”

(Foto: Screenshot/XL Film/ArkivaShqip)

Këngëtari Tafil Kurtishi e ka festuar ditëlindjen, ndërsa ka marrë një dhuratë të veçantë nga bashkëshortja e tij, Dafina Dauti.

Krahasim përzgjedhjes së fjalëve më të mira për ta uruar partnerin e saj, këngëtarja ka përgatitur një tjetër befasi për të.

Ajo e ka publikuar në YouTube videoklipin e këngës “Mos u largo” që është pikërisht një bashkëpunim me të.

Është fjala për ribërjen e këngës së Bujar Qamilit, ndërsa për muzikën është kujdesur Rrecords.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni XL Films që e ka xhiruar videoklipin. /Telegrafi/