Telegrafi

‘Dhuratat romantike’ që pranuan nga të dashurit (Foto)

Po që se i dashuri juaj nuk është tip romantik dhe jo aq i kujdesshëm për dhurata, mos u ankoni sepse ka raste edhe më të këqija.

Disa partnere shfrytëzuan rrjetet sociale, për të treguar se sa larg shkuan të dashurit e tyre për tu tallur me to, kinse në emër të dashurisë dhe respektit, transmeton Telegrafi.

“Kurrë nuk do ta kesh sigurimin në veturën time”, ka shkruar njëri në kutinë e çokolatave, kurse një tjetër i la mbi jastëk pajisjes kundër gërhitjes.

Derisa të gjitha gratë e duan një unazë me shumë karat ari, burri i njërës ia dërgoi unazën me ‘tre karat’, unazën me tri karota plastike.

Më poshtë mund të shihni disa prej këtyre rasteve dhe të mos ankoheni, se partneri juaj nuk është romantiku ideal. /Telegrafi/