Site icon Telegrafi

Dhurata u hedh kunja kolegëve

“Bone pa mu” titullohet projekti i fundit i këngëtares Dhurata Ahmetaj, të cilën e ka publikuar gjatë muajit korrik.

Kënga ka arritur një milion klikime në kanalin “Youtube” , por se kjo ndodhi më ngadalë është e vetdijshme edhe vetë këngëtarja, transmeton Telegrafi.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka falenderuar fansat duke u shprehur e lumtur për këtë sukses.

“Faleminderit, një milion. Ndoshta jo shume shpejt, por falenderimi shkon te secili prej jush e jo te robotët”, ka shkruar këngëtarja, e cila me këto fjalë si duket u hedh kunja kolegëve të saj që kanë arritur shifra të mëdha në “Youtube” në një kohë rekord, duke aluduar në klikime falso.

Ndryshe artistja ka paralajmëruar edhe projektin e saj të ri. Duke mos dhënë asnjë detaj rreth këngës, Dhurata ka premtuar se gjithçka do të jetë gati shumë shpejt. /Telegrafi/

Exit mobile version