Site icon Telegrafi

Dhurata tregon një pjesë të klipit (Video)

Dhurata Ahmetaj është në realizim e sipër të videos së re muzikore.

Për t’i paralajmëruar fansat e saj se çfarë të presin, këngëtarja e ka publikuar një pjesë të shkurtër të klipit në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Dhurata Ahmetaj me këngë të re?

Në bazë të asaj që shkruan në postim, videoja i është besuar produksionit ImagineFilms.

Pritet që kjo mos të jetë kënga e fundit për këtë vit, pasi që këngëtarja thuhet se po punon edhe në projekte tjera muzikore.

“Gabim” mban titullin një prej këngëve të fundit të Dhuratës që u realizua me videoklip dhe u pëlqye shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version