Telegrafi

Dhurata shfaqet si zonjë e vërtetë në imazhet e fundit

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj sërish ka treguar anën e bukur të saj.

Bukuroshja që ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin social Instagram, ka vazhduar të publikojë imazhe atraktive që tërheqin vëmendjen.

Kësaj radhe është klasi i saj që ka bërë që ajo të tërheqë vëmendjen me këpucë të gjata plot stil, pallto të gjatë ngjyrë krem.

Veshja e saj e bardhë dhe flokët e kapur e bëjnë të dukët vërtet elegante, teksa ndër akcesorët që vlen të përmenden është çanta e saj.

Dhurata Ahmetaj aktualisht është single.

Ajo kohë pas kohe publikon projekte muzikore që pëlqehen nga publiku, por më shumë është e angazhuar në fushata reklamuese.

Bukuroshja është pjesë e disa fushatave reklamuese për këtë fundvit. /Telegrafi/