Telegrafi

Dhurata publikon një imazh joshës

Dhurata Dora (Fotomontazh: Instagram/dhuratadora)

Duke qenë e suksesshme në karrierën e saj muzikore, Dhurata Dora është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Vetëm në profilin e saj në Instagram, këngëtarja numëron mbi 1.8 milion ndjekës, të cilës mezi presion publikimin e imazheve të reja nga jeta dhe profesioni i saj.

Gjatë të dielës, Dhurata e ka publikuar një fotografi, në të cilën paraqitet në një pozë tërheqëse.

Vetëm një orë pas publikimit të këtij imazhi në Instagram, atë e kanë pëlqyer afro 100 mijë fansa të këngëtares.

Ditë më parë, ajo e kishte postuar një tjetër fotografi me veshjen e njëjtë, porse shfaqej duke vozitur. /Telegrafi/