Site icon Telegrafi

“Dhurata më prekëse e jetës sime”, shalli i ish-presidentit Rugova i dhurohet Sali Berishës

Shalli i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova tashmë i takon ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Këtë dhuratë Berisha e mori nga Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Berisha tha se kjo është dhurata më prekëse e jetës së tij.

“Dhurata më prekëse e jetës sime. Adnan Merovci, bashkëpunëtori i presidentit Rugova, më dhuroi shallin e mikut tim të pavdekshëm. Kjo ishte dhurata më prekëse e jetës sime. Faleminderit shumë Adnan”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndërkaq, përgjegjësi i protokollit në kohën e Rugovës, Adnan Merovci, kohë më parë kishte thënë që një jelek dhe një shall i Rugovës, si rezultat i udhëtimeve, kishin mbetur te ai.

Ndryshe, ish-presidenti Ibrahim Rugova në çdo takim e moment historik të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës ka mbajtur rreth qafës një shall. /Telegrafi/

Exit mobile version