Telegrafi

Dhurata për ekipin dhe stafin – Lionel Messi shpenzon qindra mijëra euro për t’i blerë 35 iPhone ari për ata që së bashku fituan Kupën e Botës

Lionel Messi shpenzoi afërsisht 200 mijë euro duke blerë 35 iPhone ari për ekipin e tij që fitoi të Kupës së Botës, por edhe stafin.

Ylli argjentinas porositi pajisjet 24 karatësh për çdo anëtar të skuadrës fituese dhe i mori në apartamentin e tij në Paris të shtunën.

Pajisjet 24 karatësh kanë të gdhendur emrat e lojtarëve, numrat dhe logon argjentinase.

“Lionel donte të bënte diçka të veçantë dhe të këndshme për të festuar momentin e tij më krenar. Ai ra në kontakt me sipërmarrësin Ben Lyons dhe ata dolën me dizajnin së bashku”, ka thënë një burim.

Për blerjen e telefonave ka folur edhe Ben, CEO i iDesign Gold, që ia krijoi Messit këtë gjë.

Lexo po ashtu Messi do të marrë një ofertë marramendëse për të luajtur në Arabinë Saudite – shuma e ofruar për të kalon edhe atë të CR7

“Lionel nuk është vetëm GOAT, por ai është një nga klientët më besnikë të IDESIGN GOLD dhe ra në kontakt me ne disa muaj pas finales së Kupës së Botës”.

“Ai tha se donte një dhuratë të veçantë për të gjithë lojtarët dhe stafin për të festuar fitoren e mrekullueshme, por nuk donte dhuratën e zakonshme të orëve”.

Lexo po ashtu Messi dhe Ronaldo kishin kohëra të vështira gjatë karantinës – por cili e ka regjimin më të mirë të stërvitjeve

“Pra, unë sugjerova iPhone të artë me emrat e tyre dhe atij i pëlqeu ideja”, ka thënë Ben.

Argjentina triumfoi në Katar vitin e kaluar – me Messin, 35 vjeç, u shpall lojtari më i mirë i turneut. /Telegrafi/