Këngëtarja e njohur, Dhurata Ahmetaj rikthehet nesër me këngën e saj të re.
Ajo vjen në menaxhim të ri, tash vet përkujdeset për të gjitha punët bashkë me të dashurin e saj, Argjentin.
Dhe ky ri-freskim i ka marrë kohë këngëtares, por duket se do t’ia vlejë.
Dhurata këtë e përshkruan si një kulmim i një rruge të vështirë nëpër të cilën ajo ka kaluar, dhe po ashtu thotë se ajo nuk ka ndenjur gjatë kësaj kohe, por ka punuar.
“Bone Pa Mu” titullohet klipi që lansohet së shpejti, i punuar në muzikë nga Bini dhe në videoklip nga Imagine Films. /Telegrafi/