Telegrafi

Dhurata emocionuese e Platorit dhe Naimit për Mihrije Brahën (Video)

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo publikon thuajse çdo ditë për fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, me rastin e festës së 8 marsit, këngëtarja duket se ka marrë një dhuratë vërtet të veçantë nga djali i saj Platori dhe bashkëshorti Naimi.

Në rrjetin social Instagram, Mihrija ka publikuar një video, e cila shfaq Platorin dhe Naimin duke i transmetuar më të shtrenjtës së tyre disa vargje me rastin e festës.

“Baballarët dalin në pension, ndërsa nënat kurrë…”, me këto fjalë e nis Platorin recitimin e tij për Mihrijën, teksa i ka dhuruar edhe një buqetë me lule bashkë me babain e tij. /Telegrafi/