Site icon Telegrafi

Dhurata e Trump për Melanian në festat e fundvitit

(Foto: Mark Wilson/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk ka treguar saktësisht lidhur me dhuratën që i ka blerë bashkëshortes së tij, Melania, për festat e fundvitit.

“Oh, kjo është një pyetje e vështirë. Epo, këtu duhet ta pranoj se i dhashë asaj një kartolinë vërtet të këndshme. Ti e di, unë punoj shumë… Unë i dhashë asaj një kartolinë të mrekullueshme, kërkova më shumë prej tyre, kështu që zgjodha më të bukurën”.

“Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme, ashtu sikurse shpresoj që keni edhe ju me gruan tuaj. Mund të themi se unë jam ende duke punuar për një dhuratë të Krishtlindjes. Është e drejtë”, citon USA Today fjalët e presidentit.

(Foto: Tasos Katopodis/Getty Images/Guliver)

Mediat kanë rikujtuar vitin 2018, kur Trump edhe atëherë kishte thënë se i kishte dhuruar gruas së tij një kartolinë shumë të bukur për ditëlindje, transmeton KP.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur kritika kundrejt kreut të Shtëpisë së Bardhë duke thënë se ai nuk di të bëjë dhurata.

Exit mobile version