Telegrafi

Dhurata më e bukur për ‘Llukmanin’ e “O Sa Mirë”: një udhëtim me bashkëshorten në Paris (Foto)

Foto: Erson Zymberi

Aktori Ernest Zymberi më datë 2 shtator i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me bukuroshen Lena Rexhepi.

Dyshja organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP, në Gjilan.

Më pas, ata u nisën drejt ishujve Maldive, ku kaluan muajin e tyre të mjaltit, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Aktori Ernest Zymberi dhe bashkëshortja e tij shijuan muajin e mjaltit në Maldive. Burimi i fotos: Instagram

Menjëherë pas muajit të mjaltit, duket se një tjetër udhëtim i veçantë ishte rezervuar për ta.

Kësaj radhe bëhej fjalë për qytetin shumë të dashur nga të gjithë njerëzit anë e kënd botës, Parisin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth serialit 'O Sa Mirë'

Dyshja kanë shkuar së bashku në kryeqytetin francez, teksa Ernesti ka qenë ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet bashkë me bashkëshorten para kullës “Eiffel”.

Këtë udhëtim, ai thotë se e sheh si dhuratën më të mirë që e ka marrë nga një mik i tij, por sipas tij dhuratë edhe më e çmuar është vetë shoqëria që e gëzon me të. /Telegrafi/