Site icon Telegrafi

Dhurata Dora vjen me fotosesion unik, shfaqet atraktive e veshur në të zeza

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora është një prej artisteve më të njohur dhe më të suksesshme shqiptare.

Krahas karrierës dhe angazhimeve muzikore, Dhurata herë pas here sjell edhe fotosesione të ndershme në të cilat përherë paraqitet plot sharm dhe elegancë.

Edhe së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set fotografish me fotografen e njohur, Fioralba Kryemadhi, ndërsa për dukjen e saj u kujdesen Arber Bytyqi dhe Kaci Lleshi.

Foto: Dhurata Dora/Insatgram

E veshur e tëra në të zeza dhe stil të veçantë të flokëve, këpucë me taka të larta, Dhurata kompletoi pamjen me aksesor.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet dhe pëlqimet nga ana e fansave për këngëtaren e cila vetëm në Insatgram numëron mbi 2.4 milionë ndjekës.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Ndërsa, në anën tjetër Dhurata mbetet e angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte të shumta, sidomos jashtë Kosovës.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Criminal” që erdhi e lansuar edhe me videoklip. /Telegrafi/

Exit mobile version