Site icon Telegrafi

Dhurata Dora vë në pah ndryshimin në dukje në një pozë me veshje lëkure

Foto: Instagram

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat për më të rejat në jetë e karrierë.

Ndonëse ndan me ndjekësit detaje nga projektet muzikore e ndonjë të re nga jeta personale, ajo shpesh publikon edhe imazhe atraktive me të cilat rrëmben vazhdimisht vëmendje.

Një të tillë e ka ndarë edhe së fundmi, ku shfaqet e veshur në lëkurë e me një ndryshim në pamje.

Ajo ka të veshur një palë pantallona rozë e një xhaketë të kuqe të errët, në bazë të të cilave ka vënë në pah edhe linjat trupore.

Ajo po ashtu ka theksuar transformimin në dukje teksa shfaqet me ngjyrë flokësh rozë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Përshëndetje”, ka shkruar përkrah imazhit.

Komplimentet nuk munguan për pamjen tërheqëse dhe ky postim për pak orë ka mbledhur mijëra pëlqime.

Dhurata akoma është duke e shijuar suksesin e “Harrom”, që e solli në fund të muajit të kaluar. /Tekegrafi/

Exit mobile version