Në mesin e shumë artisteve, edhe Dhurata Dora ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Një veprim të tillë e bëri përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa ndau edhe një imazh atraktiv.
Bukuroshja brune shihej me një dukje jo të zakonshme, pasi kishte kuruar secilin detaj që ishte e mundur.
“Diçka që kam dëgjuar gjithmonë nga nëna ime dhe shumë gra të forta në jetën time është: Gjithçka ndodh për një arsye, për sa kohë që arsyeja bazohet në punën e palodhur, vlerësimin, respektin dhe barazinë”.
“Ky ishte gjithmonë frymëzimi im i vërtetë, për të festuar pavarësinë time çdo ditë dhe për t’ia kaluar këtë energji grave të tjera. Kemi akoma shumë punë për të bërë, por sot u dërgojmë dashuri nga zemrat tona dhe kurajo atyre që ende kanë nevojë”.
Postimi i saj jo vetëm që mori komplimente, por edhe urime të shumta drejtuar këngëtares së njohur. /Telegrafi/