Site icon Telegrafi

Dhurata Dora tërheqëse në setin e ri fotografik

Dhurata Dora (Foto: Instagram/dhuratadora)

Që është njëra nga këngëtaret që ka thyer rekorde të shumta me projektet e saj, as nuk vihet në dyshim.

Është kjo Dhurata Dora, e cila gjithmonë ka dëshmuar që këngët e saj dëgjohen edhe jashtë trojeve shqiptare.

Përpos karrierës profesionale, ajo në rrjete sociale shpeshherë zgjedh që të befasojë 2.1 milionë ndjekësit me poza të ndryshme.

(Foto: Instagram)

Kësaj radhe artistja ka zgjedhur që të ndajë një set fotografik, ku shihet me plot stil, sikur edhe duket në shumicën e rasteve.

Flokët brune ka vendosur që t’i kap duke i ndarë në dy pjesë, por ajo që mori vëmendje më shumë është ngjyra kuqe në makijazhin e saj.

(Foto: Instagram)

Një postim i tillë padyshim që mori mijëra pëlqime, përfshirë edhe komente nga fansat e figura të njohura të estradës shqiptare. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)
Exit mobile version