Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, vazhdon të jetë ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.
Ajo është mjaft aktive sa i përket prurjeve muzikore, të cilat po marrin shikueshmëri të madhe në platformat digjitale.
Përpos këtyre, bukuroshja brune nuk i ndal as edhe pozat atraktive, për të cilat kujdeset në secilin detaj.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Dhurata ka ndarë një fotografi tërheqëse, që u pëlqye shumë nga fansat.
E veshur me ngjyrë të kaltër me nuanc të çeltë, ajo në rend të parë ka theksuar gjoksin e formësuar.
Me makijazh të lehtë, ajo flokët e shkurtra ka vendosur t’i lë të lira, çka e perfeksionin edhe më shumë paraqitjen e saj.
“Ti mirë e ke, por nuk është ashtu”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Theksojmë se artistja shqiptare është duke shijuar suksesin e këngës “Faje”, që erdhi në bashkëpunim me reperin Azet. /Telegrafi/