Telegrafi

Dhurata Dora të shtunën publikon këngën e re “Ferrari”

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

Këngëtarja tashmë shumë e pëlqyer në tregun shqiptar, Dhurata Dora, duket se e ka finalizuar projektin e ri muzikor.

“Ferrari” mban titullin kënga e re e saj, e cila siç njofton pritet të lansohet këtë të shtunë (27 qershor).

Duke qenë se fansat mezi po presin për prurjen e re të saj, 27-vjeçarja pak ditë para publikimit të plotë ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës.

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

“Kallma bre, të shtunën / Ferrari”, ka shkruar ajo krahas postimit referuar një pjese të tekstit të këngës së re.

Lexo po ashtu Publikohet fotografi nga e kaluara e Dhurata Dorës - ndryshimi që ka pësuar ndër vite këngëtarja e njohur

Kjo pjesë u mirëprit mjaft mirë edhe nga ndjekësit, marrë parasysh që numëron fansa gjithandej jo vetëm në trojet shqiptare.

Dhurata gjatë karantinës ka qenë e izoluar në Gjermani ku edhe ka punuar në prurje të reja muzikore. /Telegrafi/