Telegrafi

Dhurata Dora të mërkurën publikon këngën e re “Pa mu”

Dhurata Dora po vjen me një projekt të ri muzikor.

Pas suksesit me bashkëpunimin e fundit me reperin nga Shqipëria, Noizy “Kallma”, artistja tani po sjell një këngë solo.

Pak ditë më parë këngëtarja publikoi një video të shkurtër të këngës, ndërsa tani ka zbuluar detaje të reja.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Në një postim në Instagram, artistja njoftoi se projekti i ri mban titullin “Pa mu” dhe vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Autorja e “Besame” zbuloi se kënga e saj më e re pritet të lansohet të mërkurën, më 19 korrik.

“Pa mu”, nesër, ora 18:00″, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e imazheve të shkëputura nga xhirimet e videoklipit.

Lexo po ashtu Dhurata Dora paralajmëron projektin e ri "Pa mu"

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtarja, që aktualisht është e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/