Site icon Telegrafi

Dhurata Dora të enjten në mesnatë publikon këngën e re, është bashkëpunim

Foto: Instagram

Një këngë e re gjatë kësaj kohe është duke u realizuar edhe nga këngëtarja e njohur, Dhurata Dora.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz në Instagram, ka bërë të ditur se nesër (e enjte) publikon këngën e re.

Projekti është bashkëpunim dhe do të lansohet nesër në mesantë, siç rëndom është bërë tashmë nga artistët shqiptarë.

Foto: Screenshot/Instagram

“E enjte 23:59. Gati”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të shumta kanë qenë reagimet, fansat e së cilës mezi po presin për këtë prurje muzikore.

Besohet që do të jetë një projekt veror ritmik, i cili po ashtu do të na shoqërojë gjatë kësaj vere.

E fundit ndërkaq e realizuar nga Dora mbetet “Sa m’ke mungu” që tani ka mbledhur mbi dhjetë milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version