Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka zbuluar datën e saktë të publikimit të këngës së re.
Në postimet që ka publikuar në Instagram, ajo ka njoftuar se nesër (10 mars) vjen me projektin e radhës të quajtur “Sa m’ke mungu”.
Ajo madje ka shpërndarë edhe një pjesë të shkurtër për t’iu treguar ndjekësve nga një këndvështrim se si do të jetë kjo prurje muzikore.
“Nesër 23:59. Sa m’ke mungu”, ka shkruar ajo.
Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente, fansat e së cilës mezi po presin për këtë këngë.
“Sa m’ke mungu” do të jeta projekti i parë i Dorës për vitin 2022, pas “Criminal” që e solli në fund të vitit të kaluar.
Kënga e lartpërmendur deri më tani ka kaluar shifrën e 23 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/