Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, me titull “Kesh kesh”.
Kënga është ritmike e zhanrit RnB, dhe është punuar nga producenti i labelit “MAX Production, Alandy.
Vargjet e tekstit janë shkruar nga vet këngëtarja në bashkëpunim me Gent Fatalin.
Që nga sezona e verës, Dhurata nuk ka qenë aktive me projekte të reja, ndërsa ‘rikthimin’ e ka shënuar me një paraqitje mjaft të bukur në klipin e ri.
Ajo vjen atraktive dhe e kuruar në një klip të punuar nga MAX Production. /Telegrafi/