Telegrafi

Dhurata Dora shpenzoi mbi nëntë mijë euro për një nga paraqitjet në klipin e ri

Foto: Instagram

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, të premten (11 mars) ka publikuar projektin e ri “Sa m’ke mungu”.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për dy ditë kaloi shifrën e mbi një milion klikimeve në platformën YouTube.

Derisa është shpërndarë në rrjete sociale çdo pjesë e këtij videoklipi, artistja e njohur bëhet e ditur se vetëm për një dukje ka shpenzuar tejet shumë.

Ajo shfaqet me një kostum të markës ‘Gucci’, çizme të tilla, e një unazë ‘cartier’ që kapin vlerën e mbi nëntë mijë eurove.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo ka bërë që të komentohet në masë të madhe për elegancën dhe paraqitjen tërheqëse.

Dhurata Dora (Foto: YouTube)

Projekti i ri i 29-vjeçares vjen pas këngës “Criminal”, që e solli në fund të vitit të kaluar.

Ajo ndërkaq po vazhdon punën edhe për prurje të tjera muzikore. /Telegrafi/