Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që po korr sukses të madh me projektet muzikore.
Fjala është për Dhurata Dorën, e cila për vite të tëra ka qëndruar aktive me prurje të reja, e sidomos me postimet në rrjete sociale.
Edhe eksperimentet në paraqitjen e saj nuk janë të pakta, pasi për secilën dukje ajo mundohet të kurojë çdo detaj.
Në në një postim të fundit që Dhurata ka bërë në Instagram u shfaq bionde, por që pati një pyetje për fansat.
Artistja kishte bërë një ‘poll’ për ndjekësit, të cilët mund të votonin nëse dëshironin ta shihnin brune apo bionde.
Në anën tjetër “Harrom” është kënga e saj e fundit, që u prit tejet mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/