Dhurata Dora vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të dëgjuara në estradën shqiptare.
Bukuroshja brune është tejet e suksesshme në zhanrin e saj, ku edhe po thyen barriera të shumta, duke u bërë pjesë e bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Nuk ka shumë kohë që ajo solli në treg këngën “Ferrari”, që rezultoi të jetë një hit veror.
Përkundër kësaj, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Dhurata ka bërë të ditur se ka filluar xhirimet e klipi të ri.
Ani pse nuk e ka etiketuar në sekuencat e klipi të publikuar, në makinën ku ajo po vallëzonte shihet reperi Azet.
Dyshja si duket së shpejti do të publikojnë duetin e tyre, edhe pse nuk e kanë bërë të ditur për publikun e gjerë.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ata kanë bashkuar forcat për të sjellë diçka unike, pasa gjashtë muajsh, Dhurata dhe Azet publikuan këngën “Lass Los”. /Telegrafi/