Viti 2021 nuk do të mbyllet me vetëm kaq projekte të publikuara nga Dhurata Dora.
Artistja e njohur shqiptare, e cila prej vitesh ka pushtuar tregun, thekson se ka nisur punën për një këngë të re.
Në një postim të radhës të shpërndarë në rrjete sociale, ajo njofton fansat se po vjen me projektin e ri të quajtur “Criminal”.
E njëjta madje ka publikuar edhe një video nga makina duke interpretuar një pjesë të prurjes së re.
“Dhurata po vjen me dhurata, Criminal”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.
Kjo këngë duket se mezi po pritet edhe nga fansat e publiku, reagimet e të cilëve kanë qenë të menjëhershme.
“Criminal” vjen pas hitit “Mi Amor” që e solli gjatë verës në duet me reperin Noizy.
Projekti i dyshes ka kaluar shifrën e 59 milionë klikimeve në platformën zyrtare, YouTube. /Telegrafi/