Telegrafi

Dhurata Dora publikon albumin e ri bashkë me videoklipin e këngës “Besame”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dhurata Dora është rikthyer fuqishëm në skenë.

Ashtu siç kishte premtuar, artistja ka lansuar një album të ri muzikor që mban titullin “Dhurata”.

Ndërkohë, përveç kësaj kënëgtarja ka publikuar edhe një videoklip të ri për këngën “Besame” që gjithashtu është pjesë e albumit të ri.

Projekti “Besame” është prodhuar nga Big Bang, ndërsa teksti është shkruar nga vet këngëtarja dhe Nuk.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga e re bashkë me albumin tashmë gjendet e publikuar në të gjitha platformat dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj.

Ndërsa, përveç angazhimeve për realizimin e albumit, Dhurata gjithashtu mbetet aktive me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/