Këngëtarja Dhurata Dora është shumë e pëlqyer nga fansat për këngët e saj.
Ajo është shumë e kërkuar nga publiku nëpër koncerte, e gjithashtu numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka treguar se ka vizituar New Yorkun, ku edhe do të mbajë disa koncerte për shqiptarët që jetojnë atje.
Ajo veçohet gjithnjë për stilin e saj të veçantë, të cilit i kushton kujdes në çdo paraqitje.
Së fundmi, Dhurata ka publikuar disa fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku ka treguar një nga shëtitjet e saj përgjatë rrugëve të New Yorkut.
Ajo shfaqej mjaft atraktive dhe provokuese, veshur me një mini fund të zi, shoqëruar me një mbulesë tjetër transparente.
Një xhaket e zezë, e cila vinte në pah barkun e saj të sheshtë shoqëruar me një çantë të bukur dore, ishin zgjedhja e duhur që kompletonin më së miri stilin e veçantë të këngëtares Dora. /Telegrafi/