Telegrafi

Dhurata Dora me paraqitje atraktive në koncertin e fundit, tregon linjat trupore

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, vazhdon të jetë aktive në muzikë me koncerte të shumta kudo ku ka shqiptarë.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj.

Së fundmi, Dhurata ka publikuar në rrjetin social Instagram, një fotografi ku shfaqet mjaft atraktive në një fustan të shkurtër argjenti.

Duke porovokuar pak me pjesën e hapur tek shpina, këngëtarja e cila jeton dhe vepron në Gjermani vuri edhe më tepër në pah hiret e saj trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Sqiptare

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e trupit.

Dhurata Dora përndryshe gjatë verës publikoi së bashku me reperin algjerian, Soolking, këngën “Zemër”, e cila mori miliona klikime dhe u shndërrua në një hit të përmasave ndërkombëtare. /Telegrafi/