Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, vazhdon të jetë aktive në muzikë me koncerte të shumta kudo ku ka shqiptarë.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj.
Së fundmi, Dhurata ka publikuar në rrjetin social Instagram, një fotografi ku shfaqet mjaft atraktive në një fustan të shkurtër argjenti.
Duke porovokuar pak me pjesën e hapur tek shpina, këngëtarja e cila jeton dhe vepron në Gjermani vuri edhe më tepër në pah hiret e saj trupore.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e trupit.
Dhurata Dora përndryshe gjatë verës publikoi së bashku me reperin algjerian, Soolking, këngën “Zemër”, e cila mori miliona klikime dhe u shndërrua në një hit të përmasave ndërkombëtare. /Telegrafi/