Telegrafi

Dhurata Dora nesër publikon këngën e re “Criminal”

Pak ditë më parë, Dhurata Dora njoftoi se para se të përfundojë viti 2021 do të sjell edhe një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur solli një pjesë të shkurtër të këngës së re që mban titullin  “Criminal”, teksa mori reagime pozitive nga ana e fansave.

Ndërsa, sot (e martë), Dhurata ka zbuluar datën dhe orën e lansimit të këngës së re, e cila do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

“Criminal, nesër ora 23:59”, ka shkruar Dhurata në një postim në InstaStory.

Foto: Dhurata Dora/InstaStor

Kujtojmë që kënga e fundit e Dhuratës “Mi Amor” erdhi në bashkëpunim me reperin, Noizy.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dhurata Dora

Krahas projekteve këngëtarja e njohur ka qenë e angazhuar me koncerte të shumta gjatë gjithë vitit 2021. /Telegrafi/