Telegrafi

Dhurata Dora në studio për projekte të reja muzikore

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora mbetet ndër emrat më të kërkuara dhe më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Edhe përgjatë këtij viti, Dhurata ka qenë tejet aktive, si me projekte të reja gjithashtu edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Por, derisa kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në fundvit, artistja duket se po planifikon këngë të tjera të reja.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet në një imazh që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqe nga mbi dy milionë persona.

Ajo ka postuar një foto teksa shihet në një studion muzikore ndërsa sipër ka shkruar: Përshëndetje.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Dhurata nuk ka dhënë detaje shtesë për ndonjë projekte të ri, por një gjë e tillë padyshim pritet me padurim nga adhuruesit e saj.

Ndërkohë, kënga e fundit nga Dhurata është bashkëpunimit me reperët Azet dhe Zuna “Oeo”. /Telegrafi/