Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, është shndërruar në një prej femrave më të pëlqyera në vendin tonë.
Ajo po vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore, ndërsa kënga “Zemër” është ndër më të preferuarat e publikut. E njëjta është mjaft e angazhuar edhe në koncerte, ku së fundmi krijoi atmosferë të ‘ndezur’ para publikut shqiptar në Bochum të Gjermanisë.
Videot e koncerteve të saj, 26-vjeçarja nuk ngurron t’i ndajë me fansat në rrjetet sociale dhe në këtë të fundit shihet një numër i madh i fansave të saj.
Atmosfera përjetoi kulminacionin kur Dhurata këndoi këngën e re të saj, ndërsa publiku këndoi bashkë me të.
Përndryshe, projekti i fundit i saj “Zemër” në duet me Soolking ka grumbulluar mbi 132 milionë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/