Pas një sezoni të ngarkuar veror me koncerte e mbrëmje muzikore në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, Dhurata Dora ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe në diaspora.
Këngëtarja e njohur ka mbajtur koncerte për bashkatdhetarët në Londër, ndërsa ka ndarë pamje nga atmosfera që ka mbizotëruar atje.
Dhurata në postimin e radhës në Instagram ka falënderuar të gjithë ata që u bën pjesë e këtyre koncerteve në Britani, ndërsa pozoi në një veshje unike me ngjyrë të bardhë që vinte në pah linjat e formësuara.
“Londër faleminderit shumë për këto dy netë. Ju dua shumë”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e postimit.
Pas këtyre angazhimeve, këngëtarja u udhëtuar në një destinacion turistik për të shijuar pushimet pas angazhimeve të shumta profesionale.
Ndryshe, kënga e fundit e Dhuratës është bashkëpunimi me reperin nga Shqipëria, Noizy, “Mi Amor” që deri tani ka arrit mbi 36 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/