Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.
Bëhet fjalë për Dhurata Dorën, e cila tashmë ndiqet nga afro tre milionë njerëz vetëm në Instagram.
Bukuroshja së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri, në të cilin ka mahnitur me dukjen.
Ndonëse shfaqet e thjeshtë, ajo merr vëmendje me një palë xhinse, triko të shkurtër e xhaketë lëkure.
“Ka kohë që nuk jemi parë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.
Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
E njëjta ka kohë që nuk ka sjellë edhe projekte të reja, duke qenë paksa më e tërhequr nga muzika. /Telegrafi/