Telegrafi

Dhurata Dora mahnit fansat me pozat e reja

Dhurata Dora (Foto: Instagram/dhuratadora)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, vazhdon edhe në ditët e sotme të bëjë nam në industrinë muzikore.

Ajo ka arritur qe përmes bashkëpunimeve dhe shumë këngëve solo, të arrijë majat e suksesit gjatë gjithë karrierës së saj.

Përkundër kësaj, vëmendje të madhe ajo merr edhe përmes postimeve të përditshme, përfshirë edhe udhëtimet.

Së fundmi ajo ka qenë pjesë e “babyshower” të Sara Hoxhës, ku është shfaqur mjaft tërheqëse.

Me po të njëjtën veshje ajo ka shkrepur edhe disa imazhe të tjera, në të cilat merrte poza provokuese para kamerës.

Postimi i ndarë me 2.1 milionë ndjekësit ka marrë pëlqime dhe komente të panumërta nga admiruesit e muzikës së saj.

Vlen të përmendet se dy muajsh ajo solli në treg këngën “Fajet”, që deri më tani ka marrë 23 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/