Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Ajo ka publikuar këngën e re “Gajde”, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtaren Elvana.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, me një paraqitje të mahnitshme të artistes.
Muzika dhe producimi është bërë nga BigDeal Records, e të njëjtit janë përkujdesur edhe për miksimin e masterizimin.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të këngëtares Dora.
Besohet që kjo këngë do të ketë edhe pëlqimin e publikut, ndonëse akoma pa u bërë 24 orë ka grumbulluar afro një milion klikime.
Krahas realizimeve të reja muzikore, Dhurata po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/