Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dhurata Dora, ka publikuar mbrëmë në mesnatë projektin e ri muzikor.
“Criminal” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistja edhe këtë herë vjen me një paraqitje të mahnitshme me veshje e dukje të ndryshme.
Teksti është shkruar nga vet Dora në bashkëpunim me Tonic, Denk dhe Hagi.
Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Sir Jai, kurse për producimin është përkujdesur Jugglerz dhe Panda Music.
Videoja i është besuar produksionit të njohur ‘Entermedia’.
Ky besohet se do të jetë projekti i fundit i Dorës për vitin 2021, gjersa këtë vit shënoi suksese të mëdha. /Telegrafi/