Këngëtarja e njohur Dhurata Dora, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Së fundmi, ajo ka mbajtur një koncert në “Rinora 4” në Zvicër.
Ajo ka kënduar disa nga hitet e saj më të fundit për një pjesë të madhe të shqiptarëve të diasporës që e frekuentojnë këtë diskotekë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shihet teksa në një moment fillon të kërcejë Vallen e Rugovës.
Me plot ritëm, ajo arrin të ndezë atmosferën dhe të bëjë për vete fansat teksa vallëzon nën tingujt e muzikës tradicionale.
Përndryshe, “Jake jake” mban titullin kënga e saj e fundit, që ajo e solli gjatë verës, ndërsa u prit shumë mirë nga fansat e saj.
Ndërsa së fundmi, këngëtarja është rikthyer në shtëpinë e saj në Gjermani, për të shijuar disa ditë të mira pas një sezoni veror të ngjeshur me koncerte. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=s5rJRYv2Vk4