Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, këtë verë ishte tejet e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. Zeshkania ishte e pranishme pothuajse në çdo vend, ndërsa nuk ka dyshim se dhuroi një atmosferë të paharrueshme kudo që performoi.
26-vjeçarja po ashtu korri suksese të mëdha me projektin e fundit “Zemër”, i cili është shndërruar në hit dhe theu rekorde për një kohë të shkurtër në platformat e ndryshme muzikore.
Në ndërkohë, pas një turneu të suksesshëm veror, e njëjta ka filluar disa ditë pushimi mëse të merituara në Mal të Zi.
Kjo u bë e ditur nga vet artistja Dora përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.
“Më në fund koha për pushim, faleminderit shumë vera 2019”, ka shkruar mes të tjerash Dhurata.
Theksojmë që kënga “Zemër” në kanalin zyrtar, YouTube, ka kaluar shifrën e mbi 264 milionë shikimeve. /Telegrafi/