Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Një shifër relativisht e lartë është ajo e fansave që e ndjekin këngëtaren në rrjetin social Instagram.
Dhurata Dora numëron tashmë plot dy milionë ndjekës në llogarinë e saj, me çka e bën atë ndër të paktet këngëtaret me një numër kaq të madh ndjekësish.
E lumtur për këtë suksese, këngëtarja ndau me ndjekësit e saj një fotografi të profilit në Instagram, ku tashmë figuron numri dy milionë.
Dhurata ndërkohë po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, këngës “Lass los” në bashkëpunim me reperin Azet, që është pritur mirë nga fansat e të dyve. /Telegrafi/