Telegrafi

Dhurata Dora e gëzon veten me një veturë luksoze të tipit “Mercedes”

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, po vazhdon të shijojë suksesin e dy projekteve muzikore më të fundit.

Kënga e saj solo “Ferrari” dhe bashkëpunimi me Azetin , “Fajet”, janë pritur mirë nga fansat e saj.

Dhurata ndërkohë ashtu si të gjithë kolegët e saj po përjeton një verë pa koncerte – kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia globale.

Megjithatë ajo e ka shfrytëzuar këtë kohë për t’iu përkushtuar më shumë vetes dhe për të bërë investime.

Lexo po ashtu Dhurata Dora sjell imazhe atraktive nga Spanja, teksa vë në pah linjat trupore

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Dhurata Murturi, e ka gëzuar së fundmi veten me një dhuratë mjaft luksoze.

Ajo ka blerë një veturë të tipit “Mercedes Benz Gle”, prodhim i vitit 2020, çmimi i së cilës mund të arrijë deri në 52 mijë euro.

Ka qenë menaxheri i këngëtares, ai i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi të veturës së saj të re, duke e uruar Dhuratën për investimin e ri. /Telegrafi/

Foto: Ilir Balija/InstaStory