Telegrafi

Dhurata Dora e ëmbël dhe me stil në imazhet e fundit

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re ritmike, të cilën këngëtarja do ta publikojë edhe me klip.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Së fundmi, Dora ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilat vjen mjaft e ëmbël teksa pozon pranë një kali.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Dhurata nuk ka treguar se nëse këto fotografi janë shkëputur nga xhirimet e klipit të ri, megjithatë duket mjaft tërheqëse.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Komentet dhe pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumtë.

Ajo do të jetë mjaft aktive gjatë sezonës verore me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, duke qenë kështu sa më pranë fansave të saj. /Telegrafi/

Foto: Dhurata Dora/Instagram